Rama për Gjykatën Speciale: Pretendimet e Dick Martyt janë fantazira
23 janar 2018
| 10:57
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Gjykata Speciale është ngritur mi fantazitë e ish-senatorit zviceran Dick Marty.
“Nëse Tribunali do ngrihet mbi librin e Dick Marty do ishte një zhgënjim shumë i madh. Është ngritur mbi fantazi, sepse aspektet që prekin territorin shqiptar nuk verifikohen. Kemi qenë të hapur dhe ky ka qenë konstant edhe qëndrimi i qeverisë së kaluar, se Shqipëria nuk pengon asnjë proces hetimor lidhur me çfarëdo akuze. Por, nga ajo që kemi hulumtuar rezulton se ai është një libër me një nivel fantazie që mund ta bënte Dick Marty-n një autor që të merrte një çmim në festivalet e filmave ‘Science fiction’. Shqipëria as ka bërë dhe as do bëjë pengesë të provohet për të vërtetën”, ka thënë Rama për “Report TV”.