Rama për idenë e korrigjimit të kufijve: Për mua asgjë nuk duhet të përjashtohet
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas mbledhjes se dy qeverive, në një konferencë të përbashkët për medie me kryeministrin Ramush Haradinaj, ka thënë se ideja e korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë duhet të trajtohet me vizion të qartë strategjik.
“Kjo është një çështje që duhet të trajtohet më një vizon të qartë strategjik. Na takon të gjithëve që të ulemi dhe të diskutojmë e të shikojmë të ardhmen në mënyrë të qartë dhe strategjike. Sot është e qartë se jemi në një fazë ku duhet ta ndajmë shapin nga sheqeri”, ka thënë Rama, raporton “Epoka e re”.
Në këtë kontekst, Rama nuk duhet të përjashtohet ideja e korrigjimit të kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë.
“Për mua asgjë nuk duhet të përjashtohet. Gjithçka duhet të shihet në sytë e të ardhmes dhe me një qellim të vetëm: shqiptarët nuk mund të jenë më të ndarë, duhet të bashkohen në kontekstin e zhvillimeve të Bashkimit Evropian, duhet të bashkohen si një komb në dy shtete”, ka deklaruar Rama.
/Epoka e re/