Rama për infektimin e Veliajt: Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah s’ma ka lënë stafetën

29 korrik 2020 | 12:40

Teksa është ndalur në një thertore në Lezhë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka kërkuar nga punonjësit që të ruajnë distancën në ambientet e jashtme dhe në ato të brendshme të mbajnë maska, derisa ka hyrë në një tunel dezinfektimi ku edhe i është matur temperatura.

Po ashtu, Rama ka komentuar edhe infektimin me Covid-19 të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke thënë se e kishte ruajtur distancën me të.

“Distancë në ambientet e jashtme dhe maskat në ambientet e brendshme dhe jeni në rregull. Edhe Lali Erin në distancë e kam mbajtur, ishallah po e kalon lehtë ai dhe s’ma ka lënë mua stafetën”, ka thënë Rama, raporton “TCh”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, i ka rikujtuar masat e…