Rama për mbylljen e lojërave të fatit: Nga 1 janari shqiptarët kanë fituar 1 milion euro në ditë
05 janar 2019
| 22:58
31 dhjetori ishte dita e fundit e llotove dhe lojërave të fatit. Disa prej bizneseve që përdoreshin për lloto janë kthyer në lokale normale kurse disa të tjerë janë mbyllur.
I ftuar mbrëmjen e së shtunës në “Xing me Ermalin”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se nga 1 janari shqiptarët kanë fituar minimumi 1 milion euro në ditë.
“Pa luajtur nga 1 janari deri më sot shqiptarët kanë fituar minimumi 1 milion euro në ditë”, ka thënë kryeministri Rama.