Rama: Për ne shqiptarët, Amerika është Amerikë, kushdo që të është në Shtëpi të Bardhë s’bën dallim
07 nëntor 2024
| 12:23
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pyetur në Budapest për zgjedhjen e Donald Trump president të ShBA-së për herë të dytë.
Rama ka thënë se për shqiptarët, ShBA-ja është ShBA dhe se s’bën dallim se kush drejton Shtëpinë e Bardhë.
Rama ka thënë se shqiptarët janë komuniteti më pro-amerikan në Evropë.
“Për Shqipërinë s’do të thotë asgjë në sensin që s’ndryshon asgjë. Kushdo që është në Shtëpi të Bardhë s’bën dallim meqë ShBA është ShBA. Ne s’jemi të ndikuar nga emocionet, për shkak se për ne është e njëjtë”, ka thënë Rama.