Rama për Nexhmije Pagarushën: Një zë i rrallë nuk është më mes nesh
07 shkurt 2020
| 16:35
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas ndarjes nga jeta të artistes së madhe, Nexhmije Pagarusha.
Ai ka thënë se një zë dhe zonjë e madhe nuk është më në mesin tonë.
“Një zë i rrallë dhe një zonjë e rrallë, Nexhmije Pagarusha, nuk është më mes nesh, por brenda i pashlyeshëm mbetet kujtimi i saj. Prehu në paqe zonjë e madhe”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10157415300701523/?type=3&theater