Rama për raportet me Kurtin: Albini është sovran në detyrën e tij, unë në të drejtën time
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në konferencën e së premtes për medie edhe pyetur për marrëdhëniet e tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe nëse është planifikuar ndonjë takim mes tyre.
Ai është shprehur se në mes të tyre nuk ka asnjë telenovelë në lidhje me marrëdhëniet e tyre, pasi sipas tij secili është sovran në qëndrimet e veta.
“Qëndrimet e mia janë qëndrimet e mia, qëndrimet e Albinit janë qëndrimet e Albinit. Albini është sovran në detyrën e tij, unë jam sovran në të drejtën time për të pasur qëndrimet e mia. Kaq! Nuk shoh asnjë problem këtu. Nuk shoh asnjë telenovelë. Për mua nuk ka pasur, s’ka dhe nuk ka për të pasur dyshim se kur njerëzit duhet të takohen, duhet të takohen dhe kur duhen ftuar, duhen ftuar. Të tjerat pastaj janë telenovela mediatike”, ka thënë Rama.