Rama për reformën në arsim: Ka filluar përfshirja e universiteteve tona në BE

27 prill 2025 | 15:24

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka pasur një takim me studentët dhe stafin akademik të Universitetit të Vlorës.

Kreu i qeverisë është ndalur tek reforma në arsim, duke thënë se tashmë universitetet po bëhen pjesë të Bashkimit Evropian (BE).

Rama gjithashtu ka folur edhe për shkëmbimin ndërkombëtar në fushën e arsimit.

“Kemi mbyllur 40 institucione të arsimit të lartë që nuk kishin asnjë standard, por synonin vetëm që të bënin biznes. Sot janë 90 programe në gjuhë të huaja. Ka filluar përfshirja e universiteteve tona në BE. Kemi filluar të kemi rezultate pozitive. Ajo që është më impresionuese në vitin 2024, është që 2594 studentë dhe staf shqiptar kanë përfituar nga programet e shkëmbimeve ndërkombëtare, ndërkohë që 1653 studentë dhe staf ndërkombëtar kanë marrë pjesë nga shkëmbimi këtu në Shqipëri”.

“Është një fazë e parë, nuk është për të thënë që jemi të kënaqur me kaq, por është një rrugë e hapur tani më dhe beteja duhet të jetë e dyanshme. Beteja nga ana jonë për të rritur kapacitete në aspektin logjistik, në laboratorë e shumë të tjera”.

“Duke rritur patjetër dhe fondet për kërkimin shkencore, ne i kemi rritur në mënyrë të ndjeshme por duhet më shumë. Dhe nga ana juaj për të intensifikuar marrëdhëniet me stafet e jashtë. Ndërkombëtarizimi financohet ekstra nga qeveria. Kam besim që jemi në rrugën e duhur”, ka thënë  Rama./abcnews.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Shqipërisë ka arrestuar një 20-vjeçar të Tiranë, pasi…