Rama për reformën në drejtësi: Shihni armiqtë e saj dhe kuptoni sa jetike është!
22 korrik 2019
| 13:55
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një statusi në llogarinë e vet në “Twitter” ka reaguar në lidhje me 3-vjetorin e reformës në drejtësi.
Rama ka thënë se mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e kësaj reforme, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë evropiane.
“3 vjet nga votimi i ndryshimeve kushtetuese për reformën në drejtësi, mjafton të shohësh e të dëgjosh armiqtë e saj, për të kuptuar se sa e drejtë dhe jetike është ajo për Shqipërinë evropiane. Krenar për PS-në dhe mirënjohës për miqtë e partnerët në këtë betejë për të ardhmen”, ka shkruar Rama.
/Epoka e re/