Rama për situatën në veri: Kosova e ngre problemin me të drejtë
21 shtator 2021
| 17:01
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka dhënë mbështetje Qeverisë së Kosovës për vendosjen e masës së reciprocitetit për targat e automjeteve me Serbinë.
Në llogarinë e tij në “Twitter”, ai ka shkruar se Kosova e ngre këtë problem me plot të drejtë.
“Kosova e ngre problemin me plot të drejtë. Tani që problemi të zgjidhet dhe reciprociteti i targave të garantohet duhet shmangur bumerangun e ngrirjes së konfliktit në këtë pikë (siç ndodhi me tarifën 100%).Duhet që Kosova të dialogojë, Serbia të bashkëpunojë, BE të ndërmjetësojë”, ka shkruar Rama.