Rama për takimin me kryeministrin e Shqipërisë: Përqafimi mes shqiptarësh nuk mungon asnjëherë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, takimin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama e ka quajtuar takim vëllazëror.
Teksa është shprehur i lumtur që ia ka dhuruar Ramës, “Çelësin e Qytetit”
“Takim vëllazëror, ku mikpritja e përqafimi mes shqiptarësh nuk mungon asnjëherë. I lumtur që sot i dhurova kryeministrit shqiptar Edi Rama “Çelësin e Qytetit”. Jo vetëm për simbolikën që ka, por edhe për t’i treguar që dyert e Kryeqytetit janë të hapura, jo vetëm për të, por për secilin shqiptar,” shkruan Rama në Facebook.
Poashtu njoftoi që gjatë këtij takimi kanë biseduar së bashku me Edi Ramën për bashkëpunimin në fusha të ndryshme.
“Biseduam për bashkëpunimin që e kemi në fusha të ndryshme si kulturë, sport e turizëm; e për Lojërat Mesdhetare si mundësi të artë të cilën e arritëm përmes e bashkë me Shqipërinë.Faleminderit për ardhjen tuaj kryeministër!”