Rama për Vokrrin: Lamtumirë kampion!
09 qershor 2018
| 15:45
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ia ka dhënë lamtumirën legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrrit, i cili vdiq sot në moshën 57 vjeçare.
“LAMTUMIRË KAMPION – Fadil Vokrri mbetet legjenda e gjallë e futbollit jo vetëm ne Kosovë, po në kujtesën e çdo futbolldashësi shqiptar”, ka shkruar Rama në profilin e vet në “Facebook”, bashkëngjitur me një fotografi të Vokrrit.