Rama: Përmes Termokosit po i japim kuptim Prishtinës së Gjelbër!

29 janar 2025 | 14:21

Kryetari i Prishtinë, Përparim Rama, ka njoftuar për shpalljen e tenderit për projektin “Solar4Kosovo II – Ngrohja Qendrore Solare”, Loti 1 – Impianti i Ngrohjes Qendrore.

“Përmes realizimit të këtij projekti, do të kemi mundësinë të ofrojmë shërbim për 32,000 qytetarë të Prishtinës në pesë lagje: Tophane, Prishtina e Vjetër, Lakrishte, Kalabria dhe Mahalla e Muhaxherëve. Solar4Kosovo është projekti i vetëm i këtij lloji në Ballkan dhe i dyti më i madhi në Evropë për nga madhësia. Ai do të prodhojë energji të pastër termike me një kapacitet prej 50 MW, përmes paneleve solare termike me sipërfaqe 63,000 m² dhe një rezervuari për akumulimin e ujit të ngrohtë me kapacitet 380,000 m³”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

Ai ka theksuar se përfitimet për Prishtinën në aspektin mjedisor do të jenë të mëdha, duke e vendosur kryeqytetin në hartën botërore të qyteteve të gjelbra. “Ky projekt do të mundësojë një kursim prej 44,000 ton CO₂ në vit”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i AAK-së , Ramush Haradinaj në 26-vjetorin e masakrës…