Rama: Përtej partive e dasive për ne është Shqipëria, le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë

25 prill 2021 | 10:06

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një postim në rrjetet sociale i ka ftuar qytetarët të marrin pjesë në zgjedhjet e sotme parlamentare.

“Le ta tregojmë sot të gjithë së bashku, se përtej partive e dasive për ne është Shqipëria dhe le t’i shprehim bindjet e ndryshme me votë, por duke e respektuar Shqipërinë me mirësjellje shembullore ndaj njëri-tjetrit, në këtë ditë të shënuar të bashkëjetesës sonë demokratike, ku çdonjëri duhet ta gëzojë i patrazuar të drejtën e votës së lirë e të fshehtë, e prej ku Shqipëria duhet të dalë kryelartë për ne të gjithë”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Shqipëri sot po mbahen zgjedhjet parlamentare. Presidenti i Republikës…