Rama: Plani franko-gjerman është më i miri
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama nga Podgorica është shprehur se Shqipëria është në krah të Kosovës, ndërsa në Bruksel mbahet sot takimi ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Aleksandër Vuçiq.
Në një konferencë të përbashkët me homologun malazez, Dritan Abazoviq, Rama në fjalën e tij, ka thënë se plani franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi është plani më i mirë, duke shtuar shtoi se marrëveshja në mes të dy vendeve është rruga e vetme për të ecur përpara.
“Shqipëria nuk është superfuqi siç është BE-ja apo ShBA-ja. Nuk i takon Shqipërisë t’i thotë palëve në dialog me kushte pa kushte, nuk na takon ne por palëve në dialog. Janë ata që kanë përgjegjësinë për të vendosur për vendet e tyre dhe janë ata që paguajnë kostot e vendimmarrjeve të gabuara. Nuk ka absolutisht asnjë rrugë tjetër. Çdo rrugë tjetër është iluzion tjetër është për luftëra të brendshme, për vota, për politikë, por nuk ka lidhje me të ardhmen. Jam i angazhuar që çështja mes Serbisë dhe Kosovës të hyjë në rrugën e një dialogu pa kthim dhe mos të jetë nevoja që superfuqitë t’i marrin për veshi sa herë që grindet në oborrin pas shkollës. Besoj se marrëveshja e bazuar në planin franko-gjerman është plani më i mirë. Është e pashmangshme që Shqipëria të jetë në krah të qeverisë së Kosovës”, ka thënë Rama.