Rama: Platforma e bashkëqeverisjes nuk zgjidh gjithçka
19 shtator 2018
| 11:09
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në takimin e përhershëm me koordinatorët e bashkëqeverisjes, ka deklaruar se “platforma e bashkëqeverisjes nuk zgjidh gjithçka, sidomos kur qytetarët janë në procese të zvarritura gjyqësore”.
Por, Rama ka theksuar se platforma është zgjidhje “kur rastet lidhen drejtpërdrejtë me detyrimet e zyrave të shtetit”.
“Platforma është e aksesueshme në çdo vend, nuk ka nevojë që të shkoni nëpër zyra. Nëse zyra nuk përgjigjet, brenda 3 minutave mund t’i drejtoheni platformës. Aty do të merren masa në rast se problemet janë të lidhura me parazitizmin e zyrave”, tha Rama. (TCh)