Rama: Po punohet që diploma e Universitetit Bujqësor të njësohet me atë të Universitetit të Vjenës

21 nëntor 2021 | 14:49

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me fermerët ka treguar disa nga prioritetet e qeverisë për këtë sektor.

Teksa tha se do të shtohen fermerët që përfitojnë naftë pa akcizë, i ftoi që të regjistrohet dhe të mos punohet në informalitet.

Po ashtu tha se po punohet dhe për rritur kapacitetin e dijes në këtë sektor.

Kreu i qeverisë tha se po punohet që diploma e Universitetit Bujqësor të njësohet me atë të Universitetit të Vjenës, pasi mes dy institucioneve po bashkëpunohet.

“Sot është në një fazë që është çliruar fizikisht, por duhet të çlirohet dhe një barrë paragjykimi pasi thonë se po të shkosh të studiosh aty nuk ka një prespektivë punësimi, por e kundërta është e vërtetë. Hapi që po hedhim tani është bashkimi me Universitetin Bujqësor të Vjenës, që do të shkojë deri në njësimin e diplomës. Të vijnë të studiojnë këtu dhe të dalin me diplomën e Vjenës”, ka deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bullgarët po votojnë sot për të zgjedhur presidentin e ardhshëm.…