Rama: Po të ishte politika e Kosovës sa çereku i policisë së saj, yhy ku do të ishte Kosova
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, deklaroi se projekti sizmik i Shqipërisë nuk ishte i nivelit sikurse i shteteve tjera që iu ndihmuan gjatë tërmetit të 26 tetorit.
“Aty kishte shumë konfuzion, ky ka qenë një tërmet shumë i fortë dhe ka qenë një goditje shumë e rëndë”.
“Në gërmadha janë mbledhur shumë njerëz, familjarë e të tjerë, dhe është dukur sikur këta janë njerëz të shtetit që janë me duar në xhepa. Jo nuk është e vërtetë, ne kemi filluar një reformë të emergjencave civile, sot është shumë më e mirë seç ishte, por është e vërtetë se nuk i kemi në nivelin e atyre që erdhën”, ka thënë Rama.
“Dhe ky është rasti po ashtu për të bërë këtë proces përmirësimi dhe ndërkohë kemi filluar edhe marrëveshjet me të tjerë”.
Ai në Zona e Debatit të Klan Kosovës ka thënë se Kosova duhet të dëgjojë SHBA-në edhe tani sikur në vitet e më hershme.
“Kosovës ia kanë krijuar projektin vëllezërit amerikan projektin sizmik. Kosova bën mirë të mos vazhdojë të luaj dhe t’i dëgjojë si në këtë kohë kur duket që gabimisht nuk kanë nevojë për ata. Ashtu siç ia ka dëgjuar në kohën kur Kosova pa ata nuk do të ishte kjo që ishte, është meritë e padiskutueshme e atyre që janë në uniformë. E kam thënë edhe më herët, unë nuk dua të bëjë një polici si të Francës apo Italisë, por si të Kosovës”.
“Policia e Kosovë është spektakël dhe kjo patjetër që është meritë e atyre njerëzve, po të ishte politika e Kosovës sa çereku i policisë së Kosovës, yhy…- ku do të ishte Kosova?”, është shprehur Rama.