Rama: Politikanët shqiptarë duhet të vaksinohen të fundit
02 mars 2021
| 14:06
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se në Shqipëri nuk ka asnjë skemë për vaksinimin e politikanëve, raporton “Epoka e re”.
Ai ka deklaruar se politikanët në Shqipëri duhet të marrin vaksinën anti-Covid të fundit.
“Kur në vende të tjera të dalë ndonjë skemë për vaksinimin e politikanëve do ta konsiderojmë, por unë mendoj që politikanët në Shqipëri duhet të vaksinohen të fundit fare”, ka deklaruar Rama.