Rama premton linja të reja dhe autobusë të rinj për qytetarët
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se kanë filluar me reformimin e sistemit të transportit publik. Sipas tij, kjo reformë do të sjellë flotë të re të autobusëve nga 1 janari 2025. “Më shumë linja të autobusëve sipas nevojave të qytetarëve, mbulim i më shumë rrugëve me transport publik, një biletë për të gjitha linjat në kryeqytet, pra biletë e integruar dhe sisteme digjitale të pagesës së biletave”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se çdo hap i kësaj reforme është bërë në bashkëpunim të ngushtë dhe në konsultim me operatorët privat të linjave të autobusëve, Bankën Evropiane për Zhvillim dhe Rindërtim, përfaqësuesit e bankave në Kosovë dhe të tjerë. “Kjo reformë do të përfshijë garantimin e kredive për blerjen e autobusëve privat, dhe rrjedhimisht dhënien e linjave të reja për këta operatorë privat”, është shprehur kryetari Rama.