Rama premton ndërtimin e tre stadiumeve të reja

05 janar 2023 | 15:48

Edhe pse Shqipëria i ka katër stadiume moderne, të cilat mund të presin ndeshje ndërkombëtare, në Tiranë, në Elbasan, në Shkodër dhe në Kukës, kryeministri Edi Rama ka premtuar se në një të ardhme të afërt do të nisë ndërtimi i tri stadiumeve të tjera.

Kreu i qeverisë shqiptare e bëri premtimin e vitit të ri në mbledhjen e e mbajtur të enjten.  Rama ka njoftuar se gjatë pranverës do të zhvillohen konkurset ndërkombëtare për Durrësin, Vlorën dhe Korçën, ku pritet të ndërtohen stadiume moderne. “Tri stadiume të reja nisin me tri konkurse ndërkombëtare brenda pranverës, në Durrës, Vlorë dhe Korçë. Dhe ‘Selman Stërmasin’ me Bashkinë e Tiranës besoj”, ka shkruar Rama në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Benjamin Agyare është rikthyer te Drita pas huazimit katër mujor…