Rama premton tjetër rritje pagash për mjekët dhe infermierët

21 shkurt 2025 | 15:58

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka premtuar tjetër rritje pagash për mjekët dhe infermierët.

Lajmin e ka dhënë lajmin në inaugurimin e Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme në QSUNT, por nuk ka preferuar të japë një datë se kur mund të ndodhë rritja e pagave për mjekët dhe infermierët.

“Pavarësisht se i kemi rritur pagat nuk kemi mendimin që jeni shumë të kënaqur dhe jam i bindur se do e mirëprisnit një rritje tjetër. Këtë e kemi parasysh edhe pa na e thënë. E kuptojmë që ka edhe më mirë dhe patjetër që me autonominë spitalore dhe me kontributin e pashmangshëm të qeverisë, më herët se vonë përsëri do të bëjmë një rritje pagash për mjekët dhe infermierët”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci po merr pjesë në Forumin…