Rama: Presidenti Meta gaboi shumë
Gjatë një takimi me banorë të njësisë administrative në Tiranë, kryeministri dhe lideri i PS-së, Edi Rama, ka thënë se vendimi i presidentit Ilir Meta nuk është lajthitje, por një vendim i marrë pas një plani të caktuar.
Sipas tij, shqetësimi i Metës dhe opozitës është reforma në drejtësi.
“Gaboi shumë, gaboi. Është pjesë e planit. Nuk është lajthitje. Kur ne bëmë marrëveshje me Lul Bashën ne ishim duke shkruar aktin e marrëveshjes, dhe zyra e Bujar Nishanit merrte në telefon dhe thoshte sillni letrën e konsensusit për të shtyrë zgjedhjet me një javë. Kemi firmosur bashkërisht dhe e kemi çuar në Presidencë. Erdhi puna dhe të duket Bujar Nishani burrështeti. Tek dekretet si i Fatmir Xhafës bëri gjithë atë fjalim kundër, por e firmosi. Nga pikëpamja institucionale ai nuk ka lëviz lëre se çfarë thoshte kur merrte telefonin. Shqetësimi i tyre është tjetër që po ecën gjërat normalisht, po nuk pati konflikt hapen negociatat dhe fillon kapitulli 23-24”, ka thënë Rama, duke sqaruar se kapitujt 23-24 në negociatat me BE kanë të bëjnë me drejtësinë.