Rama: Presidenti nuk e refuzon dot Lleshin, por ka detyrë ta dekretojë
06 nëntor 2018
| 11:16
Kryeministri Edi Rama ka thënë sot në Kuvend se Presidenti i Republikës nuk ka kompetencë që të refuzojë propozimet e kryeministrit, por ka “detyrë që t’i miratojë”.
“Kushtetuta i ka të përcaktuara qartë të 12 kompetencat e Presidentit. Kushtetuta nuk i njeh Presidentit kompetencën për t’i refuzuar propozimet e kryeministrit”, është shprehur Rama.
Kreu i qeverisë ka shtuar, pasi lexoi letrën e refuzimit të Metës:
“Presidenti nuk ka krijuar “bindjen e plotë” ka thënë dhe nuk i përgjigjet dot pozitivisht propozimit për dekretimin e Sandër Lleshit si ministër i Brendshëm. Ministër që nuk ka kompetencë ta refuzojë, por ka detyrën ta miratojë”, ka thënë Rama.