Rama: Presim rekomandim pozitiv për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE
Pas takimit të kryeministrave të rajonit me presidentin e Komisionit Evropian, Jean Claude Juncker, shefen e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini, komisionarin për zgjerim, Johannes Hahn dhe kryeministrin e Bullgarisë, Boyko Borisov, vend i cili ka presidencën e radhës së BE, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka dhënë një deklaratë për medie nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” dhe televizionit të tij “ERTV”.
Rama ka thënë se janë në pritje të rekomandimit për nisjen e negociatave për anëtarësim në Bashkim Evropian (BE).
“Ajo që vlen të theksohet për publikun shqiptar është këndvështrimi shumë pozitiv i kësaj tresheje që është ajo e referencës për vendet anëtare lidhur me ecurinë dhe gatishmërinë e Shqipërisë, ku ne presim një rekomandim pozitiv dhe më pas miratimin e vendeve anëtare. Kështu funksionon ky proces, por ka një mirëkuptim të gjerë për hapat para që ka bërë Shqipëria”, ka thënë Rama.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155608723341523/