Rama: Presioni i bashkëqeverisjes po rrit ndërgjegjësimin e administratës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se është duke u rritur numri i zgjidhjes së problemeve të qytetarëve që i drejtohen platformës së bashkëqeverisjes.
Ai ka thënë se kjo ka ardhur si rezultat i presioneve të ushtruara, që sipas tij, kanë për qëllim rritjen e efikasitetit të shërbimit ndaj qytetarëve.
“Na vjen shumë mirë po ashtu që në tërësinë e tyre, qytetarët shprehen të kënaqur me këtë ndërveprim, por janë të gatshëm për të ardhur këtu dhe shprehur shqetësimin”, ka thënë Rama, raporton “TCh”.
“Vihet re një rritje e rasteve të zgjidhura dhe kjo lidhet me presionin e bashkëqeverisjes, por edhe me faktin se ka filluar të mbillet fara e vetëdijes në administratë. Ky presion sjell një përmirësim, sepse i jep qytetarit një fuqi tjetër”, ka thënë Rama.