Rama pret liderët e rajonit në Durrës
14 gusht 2018
| 18:20
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të presë më 27 gusht në vilën qeveritare të Durrësit homologët e tij nga rajoni.
Më një format të ngjashëm me takimin e një viti më parë në takim mësohet se do të jenë dhe përfaqësues të BE.
Qëllimi është diskutimi i projekteve të përbashkëta rajonale, të nxitura nga procesi i Berlinit
Vitin e shkuar pjesë e takimit të këtij niveli ishte dhe zëvendëspresidenti Bankës Botërore, por nuk ka konfirmim nëse do të ketë përfaqësues të këtij institucioni të rëndësishëm financiar dhe në mbledhjen e 27 gushtit.
/Epoka e re/