Rama pret në takim ambasadorin e Hungarisë, diskutojnë për sektorin e kulturës
21 mars 2022
| 12:29
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim ambasadorin e Hungarisë, Jozsef Bencze, i cili shoqërohej nga Laszlo Vizi, drejtor i Departamentit të Kulturës nga Ministria e Punëve të Jashtme të Hungarisë.
Rama ka thënë se me ta ka diskutuar për transformimin e Prishtinës në një kryeqendër kulturore nëpërmjet projekteve bilaterale mes dy vendeve tona.