![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/12/FB_IMG_1639422900616.jpg)
Rama pret në takim deputeten e parlamentit kroat, Ermina Lekaj-Prljaskaj
13 dhjetor 2021
| 20:18
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka pritur në takim Ermina Lekaj-Prljaskaj, deputete në parlamentin kroat.
“E falenderoj zonjën Lekaj Prljaskaj për urimet e përzemërta dhe e përgëzoj për punët e rëndësishme që po bëhen mes dy kryeqyteteve tona, siç është ajo e hapjes së linjës ajrore Zagreb-Prishtinë-Zagreb”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka theksuar se Komuna e Prishtinës do të jetë gjithmonë e hapur dhe e gatshme për bashkëpunime me Zagrebin.