Rama pret në takim ministren e Jashtme të Kanadasë, i tregon pikturat në zyrën e tij (FOTO)
01 shtator 2023
| 20:00
Kryeministri Edi Rama ka pritur sot në një takim në zyrën e tij, Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Tiranë.
“Kënaqësi të mikprisja sot Ministren e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Mélanie Joly”, ka shkruar Rama në fotot që ka shpërndarë në Facebook.
Zyrtarja kandeze ka vizituar Tiranën në kuadër të turit të saj në Sloveni dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo është vizita e dytë e një ministri kanadez në Shqipëri për një periudhë gati 9-vjeçare.
Marrëdhëniet politike dhe diplomatike mes dy vendeve Shqipëri-Kanada, janë zhvilluar ndjeshëm gjatë këtyre viteve, me ndikim të drejtpërdrejtë në fuqizimin e bashkëpunimit në fusha të interesit të ndërsjellë mes dy vendeve.