Rama prezantoi kabinetin e ri, Basha i përgjigjet me raportin e OSBE/ODIHR-it

02 shtator 2021 | 12:53

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë pasi Edi Rama ka shpallur qeverinë e re për mandatin e tretë.

Basha përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se raporti i OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet e 25 prillit do të jetë udhërrëfyesi i opozitës për t’i kthyer vendit një qeveri që buron nga vullneti i lirë i qytetarëve, dhe jo nga krimi e korrupsioni.

Lideri demokrat ka theksuar se PD-ja ka depozituar qindra padi penale në SPAK e prokuroritë e rretheve për krime zgjedhore, dhe drejtësia nuk mund të qëndrojë duarkryq.

Postimi i plotë i tij:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koreja e Veriut ka kërkuar që gati tre milionë vaksinat…