Rama prezanton prioritetet e Shqipërisë në misionin historik në OKB
04 qershor 2021
| 12:44
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka prezantuar këtë të premte prioritetet e Shqipërisë në misionin e saj historik në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Këto prioritete janë të prezantuara nga të rinjtë pasi do të përfaqësojnë Shqipërinë në këshillin për çështjet e rinisë.
“Mirëmëngjesi, dhe me prioritetet e Shqipërisë për misionin historik të saj në OKB, të rrëfyera nga të rinjtë që përfaqësojnë vendin tonë në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për çështjet e rinisë, ju uroj një ditë të mbarë”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.
Mes prioriteteve janë çështjet për femrat, paqen dhe sigurinë, të drejtat e njeriut dhe ligji ndërkombëtar, përballja ndaj ekstremizmit të dhunshëm, klima etj.