Rama pritet me ceremoni shtetërore nga homologu kroat
02 tetor 2023
| 13:38
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është pritur me ceremoni zyrtare nga homologu i Kroacisë, Andrej Plenkoviq.
Pas ceremonisë, të dy kryeministrat kanë vazhduar takimin në katër sy brenda qeverisë kroate, raporton “Top Channel”.
Në fokus të diskutimeve ishte forcimi i bashkëpunimit ekonomik, por jo vetëm mes dy vendeve.
I pari i qeverisë shqiptare në këtë takim është i shoqëruar nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Albana Koçiu.