Rama: Projekte madhore po vijnë për Prishtinën

16 dhjetor 2022 | 09:11

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka paralajmëruar projekte të mëdha për kryeqytetin.

Përmes një njoftimi në “Facebook”, Rama ka listuar disa nga projektet të cilat janë planifikuar.

“Projekte madhore po vijnë për Prishtinën. Platforma ndërlidhëse për këmbësorë – mbikalimi në Veternik. Rruga A. Unaza e Mesme e Qytetit. Gjithmonë me fokus në sigurinë e këmbësorëve dhe qasjes së lehtë nëpër kryeqytet”, theksoi Rama.

Tutje Rama e ka falënderuar edhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, për bashkëpunimin.

“Jemi në koordinim të plotë për projektet tona të përbashkëta”, ka shkruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të enjten se…