Rama propozon Arben Ahmetajn për ministër të Shtetit për Rindërtim
13 dhjetor 2019
| 13:34
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në kuadër të programit të rindërtimit ka propozuar emërimin e një ministri të ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë gjë.
Rama emrin e Arben Ahmetajt ia ka dërguar presidentit Ilir Meta, nga i cili pret që ta emëroi.
Lajmin e ka bërë me dije në llogarinë e vet në “Twitter”.
“Programi i Rindërtimit dikton hapjen e një vendi të posaçëm edhe në tryezën e Këshillit të Ministrave,ku një ministër i ngarkuar ekskluzivisht me koordinimin e të gjitha institucioneve vendase e ndërkombëtare që lidhen me këtë program,të ndjekë orë e minutë zbatimin e Programit”, ka shkruar Rama.
/Epoka e re/