Rama, protestuesve: Dhuna ndaj policëve nuk do të tolerohet
22 nëntor 2018
| 12:58
Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas protestës se dhunshme para Kuvendit të Shqipërisë, në të cilën kanë mbetur të lënduar gjashtë policë.
Rama nëpërmjet llogarisë së vet në “Twitter”, ka shkruar se dhuna nuk do të tolerohet.
“Dhuna ndaj policëve në emër të paligjshmërisë, s’do tolerohet! U bëj thirrje atyre që kanë dokumente prone, a vetëm strehën pa leje: Distancohuni nga zaptuesit profesionistë dhe profesionistët e politikës qorre të shpifjeve e të rrëmujës! Merrni ç’ju jep ligji e largohuni nga rruga”, ka shkruar Rama.