Rama publikon anketimin për bllokimin e ‘Tik Tok’-ut: U pajtuan 90 për qind e prindërve

22 dhjetor 2024 | 14:09

Shqipëria zyrtarisht e ka bllokuar për një vit qasjen në rrjetin social “TikTok”.

Vendimi u mor ditën e djeshme nga ekzekutivi shqiptar.

Kryeministri Edi Rama, sot ka publikuar një anketim të zhvilluar me prindërit, ku thotë se 90 për qind e tyre u pajtuan me këtë hap.

“Mirëmëngjes dhe me vendimin e nxjerrë nga 1300 takime të organizuara në të gjithë territorin e vendit nga Ministria e Arsimit, ku morën pjesë 65.000 prindër, si edhe nga anketimi i bërë ku mbi 90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në platformën ‘Tik-Tok’ në Shqipëri, ju uroj të diel të qetë”, ka thënë Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Biografi i Pep Guardiolas pret që trajneri i Manchester City…