Rama publikon foto të rindërtimit të shkollës “Qemal Mici” që ishte dëmtuar nga tërmeti
14 maj 2021
| 23:13
Shkolla “Qemal Mici” në Durrës do të hapë së shpejti dyert për 800 nxënës, me kushte e standarde bashkëkohore.
E dëmtuar rëndë nga tërmeti, kjo shkollë u përfshi në programin e rindërtimit, duke u ndërtuar me kushte optimale.
“Kjo është shkolla e re nëntëvjeçare “Qemal Mici” në Durrës, gati për 800 nxënës.
Më e fortë, më e bukur e me kushte optimale sipas standardeve europiane, njësoj si shkollat e Bashkimit Europian”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”.