Rama publikon fotografi nga vizita e tij në shtëpinë e Mustafës në Prapashticë

30 qershor 2020 | 12:01

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një fotografi nga takimi që e pasur mëngjesin e sotëm me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa në shtëpinë e këtij të fundit në Prapashticë.

Ndonëse ky takim ishte paralajmëruar se do të mbahej pasditen e djeshme në selinë e LDK-së, i njëjti është shtyrë për sot dhe është zhvendosur në shtëpinë e Mustafës.

Rama ka thënë se është ndjerë i nderuar nga mikpritja në shtëpinë e kreut të LDK-së, derisa ka shtuar se ka njohur edhe familjen e këtij të fundit.

“Në Prishtinë, me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, i nderuar nga mikpritja në shtëpi ku mu dha rasti të njoh edhe familjen e tij të bukur ”, ka shkruar Rama në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.

Rama sot do të takohet edhe me kryetarin e AKR-së Behgjet Pacolli dhe të parin e Prishtinës Shpend Ahmeti.

Në fund të vizitës së tij në Kosovë, Edi Rama do të mbajë një konferencë për medie në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” prej ku do të udhëtojë për Tiranë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë thirrje te qytetarët…