Rama publikon hartën e shteteve me koronavirus: Ne vepruam më shpejtë
15 mars 2020
| 12:53
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar hartën ku shihen shtetet e prekura me koronavirus.
Rama ka thënë se Shqipëria ka vepruar më shpejtë se vendet e tjera duke iu përgjigjur kështu kritikave rreth mbylljes së kufirit.
Dje numri një i qeverisë shqiptare ka marrë vendim të mbyllet kufiri tokësor me shtetet fqinje.
Deri më tani janë shënuar 42 raste me të prekur nga virusi COVID-19. Nga ky virus është shënuar edhe një viktimë.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/202539501063978/