Rama publikon me mbishkrimin, Lamtumirë!

29 dhjetor 2018 | 15:58

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama,  ka publikuar një foto në “Facebook”,  të një bar llotoje,  teksa shfaqen punonjësit që heqin tabelën e një kompanie bastesh sportive.

“Lamtumirë”- shkruan Rama në foton e publikuar në rrjetin social.

Kujtojmë se Qeveria ka marrë vendim për të mbyllur brenda datës 31 dhjetor 2018 kazinotë elektronike, bingot tradicionale dhe bastet sportive në qendrat e banuara.

Sipas të dhënave zyrtare të Qëndrës Kombëtare të Biznesit deri më datën 23 Dhjetor  në të gjithë vendin janë mbyllur 5220 pika bastesh sportive ndërsa 331 pritet të mbyllen.

Pas mbylljes së basteve sportive qeveria ka thënë se do të marr përsipër që të kryejë një program rikualifikimi për ata që do të mbeten të papunë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me nderime të larta shtetërore është varrosur polici, Izet Demaj,…