Masat kundër Covid-19, Rama publikon orarin e lëvizjes për fundjavë

08 maj 2020 | 14:07

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka treguar se si shteti shqiptar do të lirohet gradualisht nga masat e vendosura kundër Covid-19.

Ai në llogarinë e vet në “Facebook”, ka publikuar një hartë të Shqipërisë me vatrat më të theksuara me virusin “Korona”, duke treguar edhe masat të cilat do t’i ndërmarrin në të ardhmen.

“Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara”.

“Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 10:00 vetëm pensionistët dhe nga ora 11:00 deri në 17: 30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç”, ka shkruar Rama.  (L.G: ‘Epoka e re’)

https://www.facebook.com/edirama.al/photos/a.10151850199621523/10157739727701523/?type=3&theater

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres bëri…