Rama publikon pamje nga vendi ku do ndërtohet Aeroporti Turistik i Jugut
13 janar 2024
| 08:41
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka ndarë pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, vendi ku do ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut.
Rama fotografitë i ka publikuar në rrjetin social “Facebook”.
“Dhe me këto pamje nga fusha e vjetër ajrore e Gjirokastrës, ku në bazë të studimeve të kryera me ndihmën e ekspertizës ndërkombëtare në zonën Sarandë-Gjirokastër, do të ndërtohet Aeroporti i ri Turistik i Jugut, gara për të cilin pritet të hapet brenda 6 mujorit të parë të këtij viti, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.