Rama: Qeveria e Kosovës duhet të punojë më ngushtë me aleatët, por e ka të drejtën ta zbatojë Kushtetutën
05 shkurt 2024
| 14:48
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar lidhur me situatën e fundit me dinarin dhe mbylljen e strukturave paralele.
Rama ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të koordinohet më shumë me aleatët, por ka theksuar se është në të drejtën e saj ta zbatojë Kushtetutën.
“Ndërsa të gjithë jemi dakord që Qeveria e Kosovës duhet të angazhohet, të koordinohet dhe të punojë më ngushtë me aleatët e saj kryesorë, le të mos e harrojmë gjithashtu të drejtën e pamohueshme të Kosovës për të zbatuar Kushtetutën e saj. Pas Banjskës, është thelbësore të ruani fokusin dhe ndjenjën e ekuilibrit”, ka shkruar Rama në platformën “X”.