
Rama: Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë një protestë “Albin”, s’ka kush tjetër
“Qeverinë Kurti e rrëzon veç një protestë Albin”. Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama sot pas mbledhjes së përbashkët të dy qeverive.
Pyetje e parashtruar nga gazetari nga Kosova ka nervozuar Ramën, e cili ka thënë se një deklaratë e kryeministrit të Shqipërisë në Ohër është nënkuptuar si punë për rrëzimin e qeverisë.
“Ju po punoni për ta shkarkuar zotëri Kurtin”, i ka thënë gazetari, teksa Rama ia ka dhënë këtë përgjigje: “Dëgjo nuk do ta mbarosh ti për pa e kryer unë këtë…”.
“Është drejt e imja”, ka insistuar gazetari, ndërkohë Rama ka vazhduar të përgjigjet.
“Nuk ta mohojë, pa merak. Qeverinë Kurti mund ta rrëzojë vetëm një protestë Albin, për sa kohë Albini nuk del në protestë s’ka kush e rrëzon”, ka thënë Rama, derisa kryeministri shqiptar i ka sugjeruar gazetarit të të vazhdojë me pyetje të tjera.
Kurti në anën tjetër është pyetur për raportet që Kosova ka me Shqipërinë, se a janë prishur ato.
Ndërkohë, gazetari ka pyetur kryeministrin e Shqipërisë: “A jeni ju zotëri Rama pro-serb dhe a jeni duke punuar për interesa të Serbisë apo Kosovës?”.
“Po, sigurisht”, ka thënë Rama duke ironizuar me këtë pyetje.