Rama reagon ndaj dekretit të ri të Metës: 30 qershori, e vetmja datë e zgjedhjeve

27 qershor 2019 | 14:56

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar menjëherë sapo presidenti Ilir Meta ka konfirmuar 13 tetorin si datën e re të zgjedhjeve lokale.

Duke kërkuar mëshirë për presidentin, Rama ka theksuar se data e vetme për zgjedhjet lokale është 30 qershori.

“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni. Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një nullum absolutum dhe quod nullum est nullum producit effectum. 30 qershori është vetmja datë zgjedhjes”, ka shkruar Rama në “Twitter”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njohësi i çështjeve të sigurisë dhe ish-drejtori i përgjithshëm i…