![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/06/rama.jpg)
Rama: Reçaku, dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së luftës çlirimtare të Kosovës
15 janar 2021
| 14:13
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përkujtuar masakrën e Reçakut në 22-vjetorin e saj.
Ai ka thënë se masakra e Reçakut është një dëshmi e paharrueshme e luftës çlirimtare të Kosovës .
“Reçaku një dëshmi e paharrueshme e pafajësisë së luftës çlirimtare të Kosovës dhe një amanet i pashlyeshëm jo vetëm për Kosovën e lirë demokratike, po edhe për ndërgjegjen e botës së qytetëruar”, ka shkruar ai në llogarinë e vet në “Facebook”.