
Rama: Rekomandimi i KE-së konfirmoi se Shqipëria ka bërë detyrat e shtëpisë
29 maj 2019
| 13:23
Pak minuta pasi Komisioni Evropian (KE) ka rekomanduar hapjen e negociatave në mes të Shqipërisë dhe BE , ka ardhur edhe reagimi i kryeministrit Edi Rama.
Rama në llogarinë e vet në “Twitter” ka shkruar se me këtë rekomandim, konfirmohet se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces.
“Rekomandimi pozitiv pa kushte i Komisionit Evropian për çeljen zyrtare të negociatave për anëtarësim të Shqipërisë me Bashkimin Evropian, konfirmon se Shqipëria i ka kryer me sukses detyrat e shtëpisë në këtë proces. Në 15: 00 komunikim i përbashkët publik me ambasadorin e BE-së”, ka shkruar Rama.
/Epoka e re/