
Rama: Sa më shumë të lehin qentë, aq më të frymëzuar jemi për ta bërë Shqipërinë që duam (Video)
11 shkurt 2019
| 11:38
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, e ka nisur javën me postimin e një videoje nga punimet në kantierin e Rrugës së Arbërit.
Rama nëpërmjet kësaj videoje të cilën e ka postuar në llogarinë e vet “Facebook” nuk ka harruar t’i thumbojë kritikët.
“Mirëmëngjes… dhe me këto pamje që s’kanë nevojë për koment nga kantieri i Rrugës së Arbërit, duke ju siguruar të gjithë se sa më shumë të lehin qentë aq më të frymëzuar e të vendosur jemi për ta bërë Shqipërinë që duam, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama. /TCh/
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/422219995189304/