Rama: Samiti për Ukrainën tregoi që rajoni është larg duarve të Rusisë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se samiti për Ukrainën që është mbajtur dje në Tiranë, ka treguar se rajoni është larg duarve të Rusisë.
Kështu ka deklaruar Rama në konferencën e përbashkët me komisionarin për zgjerim dhe fqinjësi i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.
“Patëm një samit të mirë, ai samit tregoi diçka që është thelbësore që të gjithë ishin këtu, rajoni ishte larg duarve të Rusisë, ishte këtu si rajon që kërkon që të jetë pjesë e BE-së. Sa i përket industrisë ushtarake, ne si Serbia apo Bosnja, Kroacia nuk kemi industri prodhuese të mjeteve ushtarake, duam ta kemi për vendin tonë, po punojnë që të gjejmë partnerin e duhur dhe të gjejmë infrastrukturën e vjetër, propozimi i Zelenskyt nuk ka asgjë të jashtëzakonshme”, ka thënë Rama.